Për vizitën e Kurtit në Bruksel, Haradinaj: Do të bashkëpunojmë në temën e dialogut

0
319

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në takimet me krerët e BE-së dhe në Parlamentin Evropian, gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë sesa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se obligim i kryetarit të Qeverisë është t’i mbrojë interesat e shtetit.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga Parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha  për KP.

Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999.

“Agim ka qenë prej luftëtarëve më të hershëm, ka qenë një grup i të rinjve luftëtarë në atë kohë së bashku edhe me Dautin pra kanë qenë edhe para daljes publike të UÇK-së, ka qenë i mobilizuar pra ka qenë ushtar ndër të parët në UÇK… Ndërsa në luftë Agimi ka qenë prej më të zotëve, i ri i shkathtë i zoti i patrembur nuk ka asnjë vend luftim qe ai nuk ka marr pjesë deri në ditën e rënies 1 maj 1999 në prag të lirisë”, tha ai.

Leave a Reply