Për shkak të asfaltimit rruga Lubizhdë – Skorobishtë do të bllokohet nga e hëna deri të mërkuren

0
614

Kryesia e fshatit Skorobishtë të Prizrenit ka njoftuar banorët brenda këtij lokaliteti dhe jashtë tij se rruga Lubizhdë – Skorobishtë do të jetë e bllokuar për qarkullim nga e hëna deri të mërkurën.

Bllokimi i rrugës do të bëhet për shkak të asfaltimit, prandaj edhe ka kërkuar nga banorët që për këto ditë të sigurojnë gjësendet e nevojshme pasi nuk do të mund të qarkullojnë në këtë aksë rrugorë për ditët e paralajmëruara.

Njoftimi i plotë:

“Për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në rrugën LUBIZHDË-SKOROBISHTË, dhe asfaltimit të tërësishëm të sajë, rruga nuk do të jetë e qarkullueshme ditën E HËNË (07.09.2020), E MARTË (08.09.2020), E MËRKURË (09.09.2020) nga ora 07:00 deri 17:30.

Të gjithë ata që udhëtojnë me autobus njoftohen se autobusi nuk do të funksionojë këto ditë.

Të gjithë atë që janë duke bërë ndërtimin e shtëpive dhe objekteve tjera, duhet te sigurojnë material më herët sepse këto ditë kamionave nuk do tu lejohet lëvizja.

Gjithashtu luten të gjithë që po ashtu të bëjnë sigurimin e gjërave të nevojshme deri të hënën në mënyrë që të bëhet evitimi i qarkullimit brenda këtyre ditëve.

SHËNIM: Për raste urgjente do të jetë funksionale rruga nga GABRIKE deri në KORISHË.

Ju faliminderit për mirëkuptim!

 Kryesia e fshatit Skorobishtë”, thuhet në njoftimin e fshatit Skorobishtë./04 Online

Leave a Reply