Pensionohet sekretarja juridike me përvojën më të gjatë në Gjykatën e Prizrenit, Nazane Kuqani

0
98

Pas 41 viteve përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet sekretarja juridike me përvojën më të gjatë, Nazane Kuqani!

💼 Në mesin e zonjave që me angazhimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në punën e Gjykatës Themelore në Prizren, një jetë kushtuar sistemit të drejtësisë, me zellin e lakmueshëm, padyshim është edhe Nazane Kuqani, që për 41 vite kontribuoj me angazhimin e saj në Gjykatën e Prizrenit, ku që nga viti 1972 Nazane Kuqani është pjesë e sistemit të drejtësisë, në detyrën e sekretares juridike, e cila edhe ditën e fundit të pensionimit u kujdes që të mbahen seancat gjyqësore dhe u angazhua në detyrë.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës, Artan Sejrani, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar Nazanen, për kontributin e saj kushtuar Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjithashtu edhe gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ e kanë falënderuar të njëjtën për kontributin dhe angazhimin e saj për Gjykatën, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Përgjatë 41 viteve përvojë pune aktive profesionale, Nazane Kuqani ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të teknologjisë, që nga mjetet e papërshtatshme të punës e deri në teknologjinë e digjitalizimit të lëndëve.

📠 Makinat e shkrimit që krijonin sfide për punën e sekretares, sepse gabimi nuk fshihej lehtë sikurse sot, kurse secila shkresë, vendim dhe aktgjykim punohej shkronjë për shkronjë, e deri tek transformimi dhe rrugëtimi sfidues i sistemit të drejtësisë ku jemi sot, puna në teren në konteste civile janë sfida dhe kujtime të panumërta që ka krijuar Nazanja gjatë karrierës së saj si sekretare juridike, e cila falënderoi të gjithë kolegët e saj ndër vite për bashkëpunimin.
Sekretaret juridike kanë një rol të rëndësishëm duke i asistuar gjyqtarëve në punën e përditshme lidhur me menaxhimin e lëndëve të zyrës që nga pranimi i lëndës deri në dorëzimin përfundimtare, puna sfiduese për përpilimin e procesverbalit ku duhet të shënohet gjithçka thuhet gjatë një seancë që mbetet pjesë e dosjes së lëndës, dërgimi i qindra ftesave dhe vendimeve, dhe shumë angazhime tjera duke u kujdesur me përkushtim për mirëmbajtjen e dosjes së një lënde, të cilat mbesin përherë në arkivat e Gjykatës.
Përkushtimi për punën, bashkëpunimi korrekt me kolegët, janë vlera që e kanë përkufizuar një punëtore si Nazani, si dhe përshëndetja dhe respekti i saj i veçantë për kolegët do ti mungojnë Gjykatës.

👏 Gjyqtarët, gjithë stafi administrativ dhe mbështetës, e falënderojnë Nazane Kuqanin për 41 vite përkushtim në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe për të gjithë Nazani do të jetë gjithmonë shembull për tu marrë për angazhimin dhe përkushtimin ndaj punës.

Leave a Reply