PDK: Qeveria e lodhtë goditi pavarësinë e Policisë, Doganeve dhe ATK-së

0
402

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka thënë se Qeveria e lodhtë e Kosovës e ka shuar pavarësinë e Policisë, Doganeve dhe ATK’së me shkarimet e djeshme të krerëve të këtyre tri institucioneve.

Totaj është ankuar pse s’ka pasur asnjë reagim nga ambasadat e huaja për shkarkimet e fundit.

Ai ka thënë se Kryeministri iu hakmor Policisë e cila arrestoi para një jave Nënkryetarin e LDK’së.

” “Jemi në konferencë për të shprehur shqetësimin për kërcënimin e Qeverisë Hoti ndaj shërbyesve civilë. PDK krenohet që nuk ka cenuar asnjë institucion të pavarur pavarësisht që ka qenë gjatë në pushtet. Kjo qeveri e lodhët me vendimin e djeshëm ka goditur pavarësinë e Policisë, Doganës dhe ATK-së. Po krijohet në precedent i rrezikshëm për politizimin e këtyre institucioneve. Është për keqardhje që ambasadat e huaja, në veçanti ajo e Mbretërisë së Bashkuar, nuk kanë reaguar dhe vazhdojnë të heshtin”, tha ai.

“Këto janë spastrime politike”, ka thënë ai.

Totaj ka thënë se të trija këto institucione janë vlerësuar nga ndërkombëtarët se kanë funksionuar në mënyrë ligjore dhe kanë pasur sukses.

Ai ka thënë se logjika e Avdullah Hotiti është sikur e Albin Kuritit për spastrime politike të pozitave më të lartë shtetërore.

Leave a Reply