PDK në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

0
265

Dega e PDK-së në Prizren, sot në një takim prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, të 14 shkurtit 2021.

Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe kandidati i PDK-së për Kryeministër, Enver Hoxhaj, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kreu i degës, Shaqir Totaj vlerësoi kandidatët e këtij subjekti, të cilët me pak fjalë kanë paraqitur visionin e tyre.

Hoxhaj, ka ‘ndezur’ sallën kur tha se me më dëshirë do të ishte që sot në Prizren ta kishte në krah edhe kryetarin e këtij subjekti Kadri Veselin. Pas kësaj strukturat dhe të pranishmit janë ngritur në këmbë duke duartrokitur./GazetaePrizrenit

Leave a Reply