PDK në çdo moment mund ta rrëzojë qeverinë Hoti!

0
418

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se PDK-ja në çdo moment mund ta rrëzojë qeverinë Hoti.

Ai thekson se Gjykata Speciale dhe procesi i zgjedhjes së Presidentit, janë dy sfidat që kjo qeveri nuk mund t’i tejkalojë pa rënë nga pushteti.

“Fati i qeverisë Hoti do të varet shumë nga qasja e PDK-së, pasi në çdo kohë PDK mund ta rrëzoj këtë qeveri, afati për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe veprimet e gjykatës speciale janë sfida që qeveria Hoti e ka të vështirë ti kaloj pa u rrëzuar, përveç nëse tregohet shumë pragmatike dhe siguron një marrveshje të brendëshme për të stabilizuar koalicionin.Raportet e koalicionit qeverisës dihet botërisht se nuk janë të mira dhe për këtë kanë dëshmuar vetë partnerët e koalicionit qeverisës në çdo proces ku është kërkuar uniteti, e sidomos në kuvend ku nuk mund të sigurohet as numri prej 61 votash për të kaluar edhe ligjet me të thjeshta” thekson Jashari për “Gazeta Blic”

Ai tutje shprehet se pavarsisht faktorizimit që po i bëhet Avdullah Hotit, nga ndërkombëtarët, sërish nuk është i mjaftueshëm që kjo qeveri të qëndrojë në pushtet.

“Pavarsisht se shohim një investim në ngritjen e figurës së kryeministrit z. Avdullah Hotit nga ndërkombëtarët, duke e faktorizuar për shkak të proceseve që i kemi të hapura si dialogu me Serbinë dhe marveshja në shtëpinë e bardhë, pastaj vazhdimi i dialogut në Bruksel, njohja nga Izraeli, paralajmrimi i mundësisë së njohjeve nga disa shtete si Ukraina, pastaj ftesa nga Vatikani etj, të gjitha këto e bëjnë pak më të qendrueshëm koalicionin të paktën për një kohë por nuk janë venditare për ta mbajtur në pushtët këtë qeveri. Stabiliteti i qeverisë duhet të vijë nga bashkpunimi i brendëshëm dhe jo vetëm nga jashtë”.

Tutje Jashari ka komentuar edhe mbi mundësinë e një koalicioni të mundshëm ndërmjet Albin Kurttit dhe Vjosa Osmanit.

Ai ka theksuar se Kurti me veprimet e tij dhe qasjen ndaj Shtëpisë së Bardhë ka futur në dyshim militantët, ç’ka do t’i kushtojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Qasja e z.Kurti, ndaj Shtëpisë së Bardhë dhe të dërguarve nga atje, ka irituar apo të paktën ka futur dyshim tek mbështetsit jo militant çka do ti kushtoj në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë fakt i bindëshëm nuk tregon se LVV do të marr më shumë vota se heren e fundit.Në anën tjetër, Vjosa Osmani e cila tërë karrieren e vetë e ka ndërtuar duke vajtuar, e duke akuzuar herë kundërshtarët politik, e herë bashkëpartiakët që e kanë rritur politikisht nuk mund të pret se edhe elektorati është i gatshëm të kaloj në LVV bashkë me Vjosën, vetëm për ta bërë Vjosën të rëndësishme. Vjosa Osmani në bashkëpunim me Albin Kurtin do të marr vota të LVV-së, derisa është ne listë të përbashkët me të, por votat që do të ia sjellë LVV-së do të jenë të pa përfillshme. Thjeshtë është e destinuar të shuhet pas një palë zgjedhjeve” tha Jashari për Gazeta Blic.

Koalicioni qeverisë aktual mbetet mjaft i brishtë për shkak të mungesës së numrave për të kaluar një sërë projektligjesh të rëndësishme në Kuvend.

Leave a Reply