PDK: Kryetar i papërgjegjshëm, nuk i duhet Prizrenit!

0
411

Duke qenë vazhdimisht në vëzhgim dhe analizim të situatave dhe problematikave që ndodhin në qytetin tonë dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Prizrenit, ne tashmë nuk po arrijmë të kemi reagime për të gjitha çështjet, në veçanti pasiqë do duhej të ishim çdo ditë, nga 3-4 herë në ditë para mediave për të raportuar për keqqeverisje nga ana e pushtetit lokal, thuhet në Komunikatën për Medie nga PDK-ja në Prizren.

“Disa nga aspektet shumë problematike janë:

  • Kaosi infrastrukturor në Qendrën Historike;
  • Papastërtia si dhe infrastruktura rrugore e rrënuar me gropa të hapura me javë e muaj të tërë, të cilat nuk po mbyllen;
  • Problematikat ekonomike që kanë gastronomët, tregtarët e zejtarët me të cilat nuk po merret askush;
  • Problemet madhore në çështje esenciale me të cilat përballen stafi shëndetësorë e qytetarët në nevojë në spital, ambulanta e qendra të mjekësisë familjare.
    Të gjitha këto janë si pasojë e mosdijes që rrjedhimisht pason në keqmenaxhim me korrupsion e nepotizim nga njerëz jokompetent që janë në krye të qytetit.
    Të gjitha problematikat që na shqetësojnë neve si qytetarë të Prizrenit, si duket nuk janë aspak esenciale për Kryetarin e Prizrenit, i cili përveç se i papërgjegjshëm, pa ekip adekuat për të adresuar problematikat e qytetarëve, pa dëshirë e aftësi për të menaxhuar projektet për qytetin dhe pa planifikim të veprimit, por gjithmonë i gatshëm për të pozicionuar në vendet e duhura militantët, familjarët dhe bashkëpartiakët, mesa duket është shumë i lodhur dhe i ngarkuar nga “puna” (në thojza) dhe ka vendosur të pushoj e të relaksohet në Turqi, ekzaktësisht në Antalia.
    Tani është koha e punës, e zgjidhjes së problemeve, e përballjes me gabimet e bëra 4 vitet e kaluara, e ballafaqimit me të vërtetën e hidhur, e përballjes me qytetin që është nëpërkëmbur, keqmenaxhuar e degraduar nga Kryetari në shkuarje Haskuka. Tani nuk është koha e ekskurzioneve me kabinetin në Antalia.
    Prizreni nuk ka kohë dhe nuk e meriton të përballet me një shfaqje kaq hipokrite dhe të përballoj njerëz që interesat e tyre personale i kanë mbi çdo gjë tjetër. Prizreni nuk është trofe i cili duhej fituar, e të nëpërkëmbej pastaj nga fituesi. Pozita e Kryetarit të Prizrenit nuk është arritje profesionale në karrierë e as promovim në pozitë për të pasuruar CV.
    Kryetari i Prizrenit duhet të jetë i qasshëm 24 orë, 7 ditë në javë, e jo vetëm i qasshëm por i gatshëm të punoj, bashkëveproj me qytetarët, të dëgjoj hallet e qytetarëve e të gjej zgjidhje për to. Kryetari i Prizrenit gjatë 4 viteve më shumë ka qenë jashtë qytetit se brenda, më shumë në Turqi, Prishtinë e gjetiu, por asnjëherë i qasshëm e i afërt me qytetarët.
    Prizreni nuk duhet të harroj, sjellja e Mytës duhet të ndëshkohet. Qytetarët meritojnë Kryetar me dinjitet dhe të gatshëm të punoj për ta dhe me ta, çdo ditë, çdo orë, gjatë javës, në vikend e në ditë pushimi.
    Por së shpejti Kryetari nuk do ketë nevojë të pushoj në Antalia nga mbingarkesa e rrejshme, mund të rrijë në pushime në Antalia për 4 vite me radhë!”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply