PDK-ja në Prizren reagon për emërimin e Nora Kelmendit, po injorohen profesionistët apolitik

0
558

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj emërimit të Nora Kelmendit në postin e drejtoreshës për Kadastër dhe Gjeodezi.

Si rrjedhojë, Totaj ka thënë se ky është një hap tjetër i gabuar i Mytaher Haskukës, pasi po vazhdon injorimi i profesionistëve të shumtë jashtë politikës.

“Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë. Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveç kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit. Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryetarit Haskukaj.

Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shumë më tepër se kaq”, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply