PDK-ja në Prizren përgëzon banorët e Korishës për respektimin e karantinës

0
470

Fshati Korishë edhe zyrtarisht ka dalur nga karantina.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe dega e PDK-së në Prizren, e cila ka falënderuar banorët e këtij fshati për respektimin e karantinës.

“Më në fund, vie lajmi i shumëpritur, për banorët e fshatit Korishë, të cilët dalin nga karantina, ku edhe ashtu, padrejtësisht dhe pa arsye, ishin futur njëanshëm në izolim, nga kjo qeveri e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme.

Megjithatë, Korisha dhe banorët e saj, si gjithmonë edhe tani, treguan një kulturë të lart, në respektim të vendimit edhe pse ishte shumë i pa drejt, për faktin se asnjë rast nuk u konfirmua, pas ati rastit, ku fatkeqësisht pati një humbje me jetë.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, përgëzon banorët e fshatit, që treguan kulturë të vetëdijes edhe kësaj here, siç diti Korisha edhe në të kaluarën.

Komuna, fatkeqësisht u tall me banorët e fshatit Korishë, duke mos i’u gjendur pranë, madje as në këto momente shumë të vështira për ta, ndërsa PDK dega në Prizren edhe pse nga këndi opozitar, zhvilloi edhe një vizitë me shtabin emergjent në fshat, madje ofroi ndihmë për banorët, ku më pas, pasoi edhe një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të degës, ku në vend se të luftohet me pandeminë Covid-19, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, zgjedhi të na luftoj neve dhe të hakmirret politikisht ndaj nesh. Por, PDK dega në Prizren, në çdo rrethanë, jo vetëm ndaj Korishës, por çdo kund ku kërkohet nevoja, do të jemi aty, sepse ne si persona publik që bartim pozita në politikë, duhet të jemi sa më afër qytetarëve përherë. Shpresojmë që bashkarisht, ta kalojmë edhe këtë sfidë dhe lutemi që të ketë sa më pak pasoja, nga pandemia Covid-19, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply