PDK-ja në Prizren kritika ndaj Mytaher Haskukës për pastrimin, larjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve e lagjeve

0
60

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar sot përmes Koordinatorit të saj, Jeton Bytyçi, lidhur me pastrimin, larjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve e lagjeve.

Në reagimin e PDK-së janë adresuar kritika të ashpra ndaj Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, duke publikuar edhe fotografi nga lokacione të ndryshme për të dëshmuar gjendjen jo të mirë nga mbeturinat.

Reagimi i plotë i PDK-së në Prizren:

“Myta, aq mirë i paska trajnuar qentë e tij, aq sa, përveq që po kujdesen për “largimin” e mbeturinave, qentë e tij të trajnuar mirë, po kujdesen edhe për “sigurimin” e Gjykatës Themelore në Prizren.

Meqenëse ra fjala, pas 8 muajve vonesë, për mos ofrim të shërbimeve për mirëmbajtje dhe pastrim të qytetit të Prizrenit, dhe pas lajmit të dhënë nga vet Myta, që tani e tutje Prizreni do të jetë më i pastër, gjendja në teren, po e dëshmon të kundërtën, sepse realiteti thotë ndryshe.

Sa për njoftim ndaj opinionit publik:
Myta këtë tender, për herë të 3-të radhazi, i’a ka besuar dhe tani ka lidhur kontratë me kompaninë, e cila ka të regjistruar makineritë e tyre me tabela të Serbisë.

Po e ripërsëris qe disa herë se: Kauzat e VV-së për Bashkim Kombëtar, janë kauza të rrejshme nga demagogu Al-Bin Kurti, sepse në realitet këta zyrtarë nga Vetëvendosje, e dëshirojnë Vllaznim-Bashkimin me Serbinë.

Bërja biznes edhe në të kaluarën në disa raste me shtetin SRB, tregon nostaligjinë e tyre, për të bashkëpunuar me këtë shtet, i cili ka kryer gjenocid gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren./04 Online

Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren
Fotografia e PDK Prizren

Leave a Reply