PDK-AAK t’i bashkohen Vetëvendosjes!

0
286

Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në diasporë, Gëzim Mekulli, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës t’i bashkohen LVV-së për të shpëtuar stabilitetin politik, pas vendimit të PZAP-it.

“Pa filozofi e pa lojëra me fjalë e me fjali, edhe njëherë, ju ftoj deputetë e deputete të nderuara, që të mos mendoheni shumë e të mos tuteni fare, por të kaloni qetë e dinjitetshëm tek forumi i drejtë, historik e demokratik i gjeopolitikës shqiptare në Ballkan, tek Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Të jem më i sinqertë, i drejtpërdrejtë, e ndoshta edhe më i qartë, se sa KMDLNJ!

Të nderuar deputet të pakorruptuar e të ndershëm të PDK-së e të AAK-së,

duke u nisur nga situata e rëndë politike që ka kapërthyer shoqërinë e politikën në Kosovë, ju ftoj që t’i bashkoheni Lëvizjes Vetëvendosje!, e t’a shpëtoni qëndrueshmërinë, infrastrukuturën dhe stabilitetin politik e shoqëror të Kosovës.

Me gjeopolitikën shqiptare po luhet bixhoz. Aktorët politik janë në skenë, duke aktruar kinse rolin e tyre politik por, ky është vetëm një mashtrim optik e retorik: Në prapaskenë gjindet elita e pasur politike ruse dhe serbe, pra kemi regjisorët rusë dhe serbë.

Pa filozofi e pa lojëra me fjalë e me fjali, edhe njëherë, ju ftoj deputetë e deputete të nderuara, që të mos mendoheni shumë e të mos tuteni fare, por të kaloni qetë e dinjitetshëm tek forumi i drejtë, historik e demokratik i gjeopolitikës shqiptare në Ballkan, tek Lëvizja Vetëvendosje!

Sinqerisht!

Me mendje e me zemër,

Gëzim Mekuli

Leave a Reply