Pavarësisht ndalimeve qytetarët vazhdojnë ahengjet, aktivizohet policia

0
79
Foto: Ilustrim

Ahengjet nuk po ndalen as në kohë pandemie. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur për disa arrestime për shkak të shtënave me armë në ahengje.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se Bresje të Fushë Kosovës, të dielën Njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti tjetër ka ndodhur në Leban të Prishtinës, të dielën në ora 17:30. “Raportohet se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë sekuestruar 5 gëzhoja, 3 fishekë dhe një armë gjysmë automatike”, thuhet në raport.

Policia po ashtu ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar në stacionin policor, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt. Edhe në rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, të dielën në ora 14:30. “Pas pranimit të informatës për të shtëna armësh, njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply