Pasi u pengua në përurimin e shkollës në Mitrovicë, vjen deklarata e Agim Bahtirit

0
26

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Agim Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle.

Reklamo ne 04online

Në video shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin.

E disa orë pas këtij incidenti, Bahtiri për T7 ka deklaruar se personi që e ndaloi atë ta priste shiritin është militant i PDK’së.

Thotë se personi kërkonte që Veseli ta priste shiritin.

“Sulmin e ka marrë nga militantët e PDK’së. U sulmova nga njeriu i cili thoshte se Veseli duhet ta priste shiritin. Unë i thashë se nuk është kryetar Kuvendit. Për këtë arsye nuk jam lejuar që të shkoj të shkolla”, ka thënë Bahtiri.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen të brohoritura “bravo”.

Leave a Reply