Pas vdekjes së 15 vjeçarit në Prizren, organizohet protestë, ndërpritet mësimi për 2 orë

0
541

Një lajm i rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm. Një 15-vjeçar është privuar nga jeta, pas një përleshjeje midis 5 personave të gjithë të mitur.

Ndërsa për këtë rast nesër banorët e lagjes “Bajram Curri” së bashku me shkollat që janë përreth rrugës “Ylber Fanaj”, kanë vendosur që të mbajnë protestë në mëngjes, duke bojkotuar për 2 orë mësimin.

Kjo do të bëhet për shkak se siç kanë thënë banorët të neglizhencës së insitucioneve.

Njoftimi i plotë:

Pas rastit tragjik qe ka ndodhur ne afërsi te shkollave,ku një i moshës 15 vjeqar ka humbur jetën,në bashkpunim me drejtorët e shkollave,Nesër me datë 19.01.2021 do behet nje protest lidhur me neglizhencen e instucioneve siq eshte Policia,protesta do fillon nga orët e para te mengjesit duke vazhduar me 2 orë bojkot të mesimit,fillimisht ju ftojmë te gjithë prindëve qe neser te dilni në mengjes ne orët e para duke filluar qysh nga ora 08:00 sepse raste te tilla nuk duhet perseritur!Familjarëve te ndjerit ju shprehim ngushllime më te sinqerta zoti ju ndihmoftë dhe ju lehtsoft kete dhimbje!Me respekt Stafi Faqes ne bashkpunim me Drejtorët e Shkollave të Lagjes!

Leave a Reply