Pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani ud.e presidentit të Kosovës

0
340

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak minuta më parë ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër tij dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit, shkruan Gazeta Blic.

Pas dorëhëqjes së Presidentit, neni 90 pika 1 e Kushtetutës i jep të drejtë Kryetarit të Kuvendit për të marrë postin e Presidentit, në këtë rast Vjosa Osmani.

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit” shkruhet në Kushtetutë, raporton Gazeta Blic.

Leave a Reply