Pas akuzave nga PDK-ja për keqmenaxhim të buxhetit, sqarohet Mytaher Haskuka

0
99

Para disa ditëve opozita në Prizren, më saktësisht PDK-ja, kishte adresuar kritika të shumta ndaj pushtetit lokal të udhëhequr nga LVV-ja për keqmenaxhim të buxhetit.

Këtyre kritikave ju ka kundërpërgjigjur Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili i ka arsyetuar shpenzimet përmes një video.

“Sqarim për qytetarë
Të dashur qytetarë,

Po ju drejtohem në lidhje me tendencën për manipulime dhe dezinformim kinse për “shpenzime luksi” nga ana e Komunës sonë.

Pritjet që janë bërë për delegacionet ndërkombëtare nga shtete të ndryshme anembanë botës, drekat që janë realizuar nga shkollat fillore dhe të mesme për nder të përvjetorëve të tyre dhe datave të rëndësishme, mbështetja e OJQ-ve për organizime të ndryshme promovuese janë përfshirë në drekat zyrtare, të cilët ndryshe nga akuzat e opozitës ‘nuk kanë qenë harxhime luksoze’, por të gjitha janë shfrytëzuar në aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme për komunën e Prizrenit.

Dua t’ju siguroj se asnjë nga këto shpenzime nuk janë dhe as do të bëhen “dreka” personale nga ana ime apo e drejtorive komunale!

Ndërkaq dua t’ju informoj se ata, të cilët po merren me akuza, Komunës së Prizrenit iu kanë lënë fatura të shumta të papaguara të drekave e darkave nga viti 2017, të cilat gjatë vitit 2018 neve na është dashur që t’i paguajmë!

Manipuluesit i ka ndëshkuar vota juaj dhe do të mbeten të ndëshkuar ngase nuk e meritojnë Prizrenin”, ka thënë Haskuka.
Për më shumë shikoni videon si më poshtë./04 Online

Leave a Reply