Partitë opozitare pritet ta bëjnë kuorumin për Vjosa Osmanin për Presidente!

0
512

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka siguruar votat e nevojshme për forimin e Qeverisë dhe sfida e radhës mbetet çështja e Presidentit.

Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente Vjosa Osmani kanë filluar takimet me subjektet politike në lidhje me këtë çështje.

Por a pritet partitë opozitare të bëjnë koorumin dhe ta votojnë eventualisht Vjosa Osmanin në postin e Presidentes?

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani tha për Gazeta Blic se nuk pret që subjektet opozitare ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente por tha se të njëjtit do t’ia bëjnë kuorumin.

Ramdani tha se kjo pritet të ndodhë pasi këtyre subjekteve politike nuk ju konvenon shkuarja sërish në zgjedhje.

“Jo s’kanë me votu, por munden me nejt në sallë që mos me blloku procesin, për shkak se nëse zvarritet procesi, zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe kjo nuk është në interes të askujt. Prandaj unë mendoj se partitë do të gjejnë zgjidhje, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës për shkak të afërsisë me Vjosa Osmanin në mënyrë vullnetare si grup parlamentar do të jenë të pranishëm që t’ia bëjnë koorumin. Unë mendoj që nuk ka kthim prapa në kët drejtim” tha Ramadani.

Ramdani nuk përjashtoj mundësinë që Vjosa Osmani të marrë ndodnjë votë edhe nga LDK-ja në kanidaturën e saj për Presidente.

“Nuk besoj që LDK-ja si grup parlamentar do t’ia japë votën pro, por besoj që do të qëndrojnë në sallë. Ajo ka nevojë koorum jo për votën e tyre sepse gati i ka votat, por nuk përjashtoj faktin se ndonjë deputet i LDK-së të votojë pro Vjosa Osmanit. Psh. Valentina Bunjaku-Rexhepi mund të jetë votuese potenciale për Vjosa Osmanin”.

Ndërsa profesori universitar Muhamed Kelmendi, tha se praktika e bllokimit të formimit të institucioneve duhet të përfundojë.

“Në vendet transitore ka probleme të natyrave te ndryshme. Mirepo kjo nuk dmth se nuk duhet te krijohen organet e shtetit dhe të bllokohet procedura zgjedhore e Qeverise a e Presidenit . E keqja është se në Kosove jemi mesuar me masa bllokuese. Gjate tërë kohës kemi parë nga partitë opozitare bllokim të formimit të organeve dhe të punës së Kuvendit. Kjo praktike e bllokimit të punës duhet të perfundoje. Mirë eshtë që Kosoves t’i mundesohet që t’i krijoj organet e veta të pushtetit.

“Në vend, duhet të mesohemi me lojën demokratike. Të mesohemi se ka fitues dhe humbës dhe se detyrë morale e opozitës është mundësimi i formimit të organeve të pushtetit shteteror. Thash se është çeshtje morale dhe jo ligjore. Dhe, natyrisht se mos formimi i organeve brenda afateve kushtetuese, si konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit, e përseris, benda afateve ligjore, e dergon vendin ne zgjedhje te reja” tha Kelmendi.

Kanidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente Vjosa Osmani kanë zhvilluar takime me UD e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, përfaqësuese të komuniteteve dhe Listës Serbe si dhe të premten pritet të takohen edhe me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Leave a Reply