Paralajmëron ministrja Bajrami: Ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind

0
392

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami në mbledhjen e ekzekutivit ka thënë se ekonomia mund të tkurret për 6.7 për qind, shkaku i pandemisë.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%”.

“Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjen nga eksporti”.

“Gjatë vitit 2021 pritet dinamikë më e shpejtë e ekzekutimit të investimeve publike. 1 miliard e 886 milionë euro të hyrat totale. Do të ketë rritje të të hyrave prej 5.5 përqind për dallim me vitin 2020”.

Leave a Reply