Para njohjes formale nga Izraeli, në Qeveri merret një vendim për antisemitizmin

0
380

Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën siç tha ajo krah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

“Për qeverinë e Kosovës lufta ndaj kësaj të keqe është një domosdoshmëri morale dhe politike, sepse racizmi dhe antisemitizmi janë e kundërta e vlerave mbi të cilat është themeluar Republika e Kosovës. Andaj, kërkoj nga ju miratimin e këtij propozim-vendimi i cili do të listojë Kosovën përkrah aleatëve tanë historik dhe strategjik të cilët kanë konrmuar përkushtimin për luftimin e urrejtjes ndaj hebrenjve, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe promovimin e respektit për liritë fetare”, tha Haradinaj-Stublla.
Në mbledhjen e Qeverisë me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Izraeli ka marrë vendim ta njohë Kosovën më 4 shtator kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi për njohje pritet të formalizohet në javët në vijim.

Leave a Reply