Padia që shkaktoi zemërim në Kosovë e gëzim në Serbi

0
38

Ideja e shkëmbimit të territoreve edhe një herë ka përplasur kryeministrin e Kosovës në detyrë Ramush Haradinajn me homologun e tij nga Shqipëria Edi Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë të mërkurën paditi Haradinajn për shpifjet që ka bërë ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike ku ka folur për shkëmbime territoresh.

Ky veprim i Ramës ka shkaktuar kundërshtime në Kosovë e në Shqipëri, por gëzim e hare në Serbi, shkruan gazeta “Zëri”.

Të mërkurën, teksa Kosova po shënonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, në të cilën ishin vrarë 45 shqiptarë civilë, Kosova pranoi një goditje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama në po këtë ditë dorëzoi një kërkesëpadie kundër homologut të tij në Kosovë Ramush Haradinajt. Përmes kësaj padie ai pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Një veprim i tillë i Ramës ka shkaktuar reagime në Kosovë e në Shqipëri dhe e dënuan ashpër këtë hap, ndërsa në Serbi i janë gëzuar këtij fakti.

Duke folur për këtë padi kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën në mbrëmje deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në bazë të raportimeve në medie ka deponuar padi kundër tij në gjykatë.

Leave a Reply