Pacolli: Për mungesë të forcës politike, s’pata mundësi ta ndërtojë Kosovën kështu

0
386

Kryetari i AKR-së, njëherit deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në FB ka publikuar një fotografi nga Nur Sulltani.

Në një përshkrim, ai thotë se ky kryeqytet është projektuar kryetsisht nga shqiptarët.

Ndërsa thotë se fatkeqësisht, për shkak të mungesës së forcës politike, s’pati mundësi ta ndërtojë kështu edhe Kosovën.

Ky është postimi i tij:

Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundesinë (Për mungesë të forcës politike) me ndërtuar kështu edhe Kosovën!

Leave a Reply