Pacolli: Kryeministër i Kosovës, do të jetë Fatmir Limaj

0
30

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i cili javë më parë kishte bërë koalicion me Nismën Socialdemokrate ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbahet Konventa e Koalicionit NISMA, AKR dhe PD ku do të fillojë rrugëtimi i fitores.


Pacolli ka thënë se ne do të punojmë për një zhvillim të fuqishëm ekonomik, për një rindërtim të partneritetit tonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bahskuara si dhe për forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu Pacolli tha se koalicioni NISMA, AKR dhe PD është shtylla kryesore e qeverisjes nga 6 tetori dhe sot deri në ditën e zgjedhjeve do të tregojmë se jemi koalicioni i shpresës dhe ndryshimit.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

Sot mbajmë Konventën e Koalicionit NISMA, AKR dhe PD, ku do të fillojmë rrugëtimin e fitores dhe promovimin në të gjithë Kosovën programin e qeverisjes sonë për 4 vitet e ardhshme pas 6 tetorit.

Ne do të punojmë për një zhvillim të fuqishëm ekonomik, një rindërtim të partneritetit tonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Koalicioni ynë është shtylla kryesore e qeverisjes nga 6 tetori dhe sot deri në ditën e zgjedhjeve do të tregojmë se jemi koalicioni i shpresës dhe ndryshimit.

Leave a Reply