Osmani: Të drejtat e pacientëve të jenë prioritet jo vetëm në kohë pandemie

0
390

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtues të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve.

Në takim u diskutua për angazhimin e kësaj shoqate dhe atë institucional për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Kryetarja Osmani i ka cilësuar të drejtat e pacientëve të drejta themelore dhe ka thënë se duhet të jenë prioritet gjatë gjithë kohës, jo vetëm në situata pandemie.

“Është me rëndësi të avancohet çështja e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, posaçërisht kur është në pyetje privatësia”, ka thënë kryetarja Osmani, njofton kumtesa nga Kuvendi.

Në njoftim theksohet se ajo i ka njoftuar drejtuesit e PRAK me nismat legjislative për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe ka theksuar se shëndetësia do të jetë prioritet edhe pas periudhës së pandemisë. Ndërkaq PRAK ka kërkuar përfshirjen në grupe punuese për nismat legjislative për shëndetësinë dhe potencuan nevojën për rritjen e buxhetit për shëndetësinë.

Leave a Reply