Osmani përkrah futbollistët e Kosovës para duelit me Moldavinë

0
54

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dhënë përkrahje futbollistëve të Kosovës, para duelit kualifikues kundër Moldavisë, takim ky që zhvillohet sot nga ora 20:45.

“Me Kosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani në në Facebook,

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2F1785514631610793&width=500

Kosova do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë e përkryer pa humbje në Ligën e Kombeve edhe në edicionin e dytë të garës më të re UEFA-s, të enjten në mbrëmje kundër Moldavisë në Parma.

Kosova u promovua në Ligën C, pasi e fitoi grupin në Ligën D në sezonin e parë 2019/20 të Ligës së Kombeve, si ekip i pamposhtur me katër fitore dhe dy barazime, raporton Gazeta Express.

Prandaj, verdhekaltrit do të kërkojnë ta vazhdojnë edicionin e dytë aty ku e lanë të parin, në përpjekje për t’u promovuar në Ligën B.

Kosova përballet me Moldavinë sonte në orën 20:45, në stadiumin e Parmës “Ennio Tardini”, në Itali, me kërkesë të kësaj të fundit, për arsye politike, sepse ish-republika sovjetike s’e njeh pavarësinë e Kosovës.

Trajneri Bernard Challandes, i cili e vazhdoi marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Kosovës për edhe dy vjet në fillim të javës, do ta ketë vetëm një mungesë të madhe në këtë takim, sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqin.

Djelmoshat dardanë kanë gati një vit që nuk kanë luajtur së bashku në Kombëtare, për shkak të shtyrjes së sezonit si pasojë e pandemisë koronavirus.

Kosova nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej janarit, kur u mund nga Suedia në një ndeshje miqësore, në të cilën Challandes luajti me ekip të dytë.

Verdhekaltrit vijnë në këtë takim pas tri humbjeve radhazi, por kundërshtari i tyre qëndron edhe më keq, pasi është rrahur në pesë takimet e fundit.

Challandes, megjithatë, do të ketë mungesa të theksuara për takimin e dytë në këtë garë, kundër Greqisë të dielën më 6 shtator në Prishtinë.

Milot Rashica i Werder Bremen, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli të Zurich dhe Leart Paqarada i St. Pauli nuk janë lejuar nga klubet e veta përkatëse të udhëtojnë drejt Prishtinës në mënyrë që t’iu shmangen vetizolimit dyjavor, për shkak se Kosova është në listën e vendeve të rrezikuara nga koronavirusi në Gjermani dhe Zvicër.

Challandes i sheh këto takime më shumë si përgatitje për mbase ndeshjen më të rëndësishme në historinë e ekipit kombëtar deri tani, kundër Maqedonisë së Veriut në tetor.

Kosova do të përpiqet ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020, i cili mbahet më 2021, në play-off’in e Ligës së Kombeve nga edicioni i parë, me një takim gjysmëfinal kundër shteti fqinj dhe me një ndeshje final kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Leave a Reply