Osmani ia bën të qartë Lajçakut: Territori i Kosovës s’diskutohet në dialog!

0
66

U.d Presidentja, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, shkruan Indeksonline.

bredhi

Ajo tha se në emër të të gjithëve ia bëri të qartë që dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të rezultojë në njohje reciproke.

Po ashtu Osmani u shpreh që nuk do lejojë që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut, pasi që Kosova e ka përmbyllur statusin e saj njëherë e përgjithmonë.

“Patëm një diskutim përmbajtësor, e bëra të qartë në procesin e dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili do të ndihmojë që Kosova të jetë e pëgatitur, të respektojë interesat e qyteatarëve në një proces që duhet të rezultojë në njohje të Serbisë, më kufijtë akutal dhe kushtetutën aktuale.

Sapo të formohen institucionet, të gjitha informatat për këtë proces që po i mbush 10 vite do të shqyrtohen nga institucionet.

Sa i përket qasjës së re, duhet të hapet një kapitull i ri në këtë rpoces. Duhet të sigurohemi që të respektohen mandatet nga parlamenti.

Nuk do të lejojmë të territori të jetë pjesë e dialogut. Kosova e ka përmbyllur statusin e saj njëherë e përgjithmonë, nuk ka çfarë të negociohet rreth statusit të Kosovës.

Te kemi koordinimin të afërt me opozitën për këtë proces. Personalisht si presidente do të punoj shumë më të gjithë.

Presim që do te ketë koordinimin ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Kosova gjithnjë e ka shprehur bashkëpunimin ndaj të gjithë fqinjëve, edhe në rastin e Serbisë pavarësisht që nuk ka kërkuar falje.

Është koha që në Bruksel të merret përgjegjësia. Kërkesa jonë për drejtësi do të jetë kërkesa themelore që do ta themi në çdo realicion me Serbinë.

Marrëvëshja duhet të rezultojë më njohje reciproke, kjo është zgjidhja e vetme”./Indeksonline/

Leave a Reply