Osman Hajdari prezanton raportin e punës 4 vjeçare të Drejtorisë së Administratës

0
359

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari sot prezantoi raportin katërvjeçar të kësaj drejtorie, ku njoftoi për reformat dhe projektet që janë realizuar gjatë këtij katërvjeçari në DA.

Duke filluar me projektin e “Qendrës për Shërbime të Integruara”, Hajdari theksoi se me këtë projekt Komuna e Prizrenit është shembull dhe model për të gjitha komunat tjera. Ai më tej bëri të ditur se përmes këtij projekti është mundësuar ofrimi i 220 shërbimeve në një vend, me 56 sportele e 60 zyrtarë, duke krijuar një ambient modern, gjithëpërfshirës dhe i qasshëm për të gjithë.

Më pas ai prezantoi projektet dhe investimet tjera që janë realizuar gjatë këtyre katër viteve nga DI si:

✅ Renovimi i zyrave të gjendjes civile në 9 vendbanime
✅ Ndërtimi i zyrave të gjendjes civile në Mushnikovë dhe Reçanë
✅ Thjeshtimi i procedurave administrative: Projekti me IFC / Bankën Botërore
✅ Renovimi i arkivës komunale dhe i kabinetit të teknologjisë informative
✅ Vendosja e infografikave digjitale në QSHI
✅ Lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje publike dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale
✅ Riparimi i librave të gjendjes civile
✅ Digjitalizimi i sallës së Asamblesë Komunale
✅ Renovimi i zyrave të Drejtorisë së Inspektoratit

✅ Punësimi i personave me nevoja të veçanta
✅ Zbatimi i kontratave të punës për kompanitë private të sigurimit dhe pastrimit
✅ Permirësimi i kushteve të punës për stafin e administratës
✅ Draftimi i rregulloreve për: Formim të këshillave të bashkësive lokale; Të drejtat e fëmijëve dhe Taksat komunale

✅Renovimi i zyrave të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së
✅ Memoriali i komandant Drinit, memoriali në Kobaj, shtatorja e Skënderbeut, kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit në Landovicë

Më tej drejtori njoftoi për projektet që janë në përfundim e sipër, siç janë memorialet e martirëve të Korishës dhe të Krushës së Vogël, memoriali i heroit Adem Jashari dhe Besim Ndrecaj, renovimi i memorialeve në Kushnin, Nahec, Lez dhe Kojushë, si dhe rregullimi i varrezave të martirëve në Krushës të Vogël.

Leave a Reply