Opozita në Prizren kundër bizneseve, nuk votojnë një çështje të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve në këtë qytet

0
429

Sot ne Asamblenë Komunale ishte ne rend te ditës Riparcelizimi i Zonës Ekonomike e cila ishte një ndër kriteret për shpalljen oficiale te zonës, ku nga kjo do të përfitonin bizneset vendore në këtë qytet.

Por pas hedhjes në votim kjo pikë nuk ka kaluar për shkak të votave të pamjaftueshme të asamblistëve komunal. Për këtë rend të ditës kanë votuar kundër shumica e asamblistëve nga partitë opozitare në kuvend.

Për votimin e kësaj rendi ka pasur kërkesa edhe nga shoqata e afaristëve në Prizren “ESNAF”  ku përmes një postimi kanë parashtruar kërkesën ndaj kuvendit komunal

Postimi i plotë

Sot ne Asamblenë Komunale është ne rend te ditës Riparcelizimi i Zonës Ekonomike e cila është një ndër kriteret për shpalljen oficiale te zonës. Pasi kjo qështje nuk u trajtua si duhet një kohë të gjatë, bëjmë thirrje dhe shpresojmë që të gjthë asmbleistët të kenë një qasje konstruktive e të tejkalohet kjo qështje të votojnë sa më parë ashtu që të përfundojnë procedurat e stërzgjatura të Zonës Ekonomike. Gjithashtu edhe qeveria lokale duhet të jetë sa më transparente si dhe sa më ko struktiv në trajtimin dhe zhvillimin e proceseve ekonomike dhe të jetë më dinamik në qështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet ekonomike ne rajonin tonë.

Leave a Reply