Opozita i bën thirrje Kurtit që të reflektoj karshi dialogut me Serbinë

0
86

Opozita kërkon nga Qeveria që të reflekton në raport me dialogun me Serbinë, ndërsa theksojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të jenë patjetër pjesë e këtij procesi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dialogu duhet të jetë njëra prej pikat kyçe të Qeverisë.

Madje, ajo tha se Qeveria Kurti duhet të tregohet e vëmendshme karshi kërkesave të qytetarëve, sepse dialogu është njëra prej temave më me peshë për Kosovën.

“Absolutisht duhet të jetë njëra prej pikave e cila do të diskutohet në vazhdimësi. Unë e kuptoj që gjendja e rënduar me pandeminë nuk do të mund ta lërë të papërfshirë Qeverinë edhe në raport me obligimet e tjera që ka, por kjo Qeveri duhet të tregohet e vëmendshme karshi kërkesave të qytetarëve të Kosovës e natyrisht njëra prej kërkesave dhe shqetësimeve që i ka do të jetë edhe çështja e dialogut sepse është njëra prej çështjeve që është diskutuar shumë dhe ne presim reflektim të zotëri Kurti në raport në njërën prej temave të rënda por gjithsesi me peshë për Kosovën”, shtoi Deliu-Kodra.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk duhet të nis Kosova dialogun pa një plan konkret.

Tutje, ai tha se të gjitha marrëveshjet ku nuk ka qenë ndërmjetësuese ShBA-ja nuk janë implementuar.

“Sa i përket dialogut ne e kemi bërë të qartë që nuk guxojmë të rrëshqasim në dialogun që më së pari nuk e dimë për çka do të dialogojmë si do t’i qasen. Ne jemi opozitë dhe do të jemi monitorues të dialogut por ende nuk kemi marrë vendim që të jemi pjesë e dialogut”.

“Ajo që unë them si aleancë dhe deputet i Kosovës unë besoj që në tavolinën që është ShBA-ja atëherë i besoj dialogut, por unë vlerësoj edhe qëndrimin e BE-së. Nëse nisemi nga e kaluara ne nuk kemi pasur ndonjë zgjidhje të përhershme dhe të gjitha marrëveshjet ku nuk ka qenë ndërmjetësuese ShBA-ja nuk janë implementuar”.

Deputeti Lekaj shtoi se do të jenë monitorues 24 orë të Qeverisë nëse nuk punon në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, pozita nuk ka dialogu me opozitën sepse po dominon arrogance e numrave të deputetëve të pozitës.

Mes tjerash, ai tha se AAK-ja do të punojë në favor të forcimit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Sa i përket asaj që është në të mirë të Kosovës ne do të jemi pozitiv dhe do të vlerësojmë pozitivisht çdo veprim që shkon në favor të mirë të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës, por po e përsëris ne do të jemi monitorues 24 orë të Qeverisë nëse nuk punon në interesin e shtetit dhe qytetarëve”.

“Nuk ka dialogues me opozitën dhe po dominon arrogance e numrave të deputetëve që kanë po shpeshherë numri i deputetëve nuk ka treguar apo arrogance e qeverisë nuk ka qenë pozitive në asnjë rast dhe mendoj që ne si AAK do të bëjmë opozitë në favor të forcimit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Qeveria e ka obligim dhe përgjegjësinë që ta drejtojë vendin në të mirën e shtetit dhe qytetarëve”, u shpreh ai për Ekonomia

Leave a Reply