Operohet pronari i argjendarisë që u plagos në Prizren, operimit do t’i nënshtrohet edhe djali i tij

0
441

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në tentim-grabitjen e mbrëmjes së kaluar në Prizren është nën kontroll.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit Afrim Avdaj.

Avdaj tha se gjendja e dy pacientëve është stabile.

Ai tha se 61 vjeçari i cili është pronar i argjendarisë e cila u sulmua nga grabitësit, i është nënshtruar një operacioni, kurse sot pritet që operacionit t’i nënshtrohet edhe djali i tij.

“Pacienti i cili është në repartin e urologjisë, iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike (61 vjeçari), është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti i dytë (28 vjeç) ka lëndim në këmbën e majtë dhe pritet të i nënshtrohet një operacioni. Të dy janë në gjendje stabile”.

Mbrëmjen e së hënës është raportuar për një tentim grabitjeje në një argjendari në Prizren nga tre persona të armatosur.

Nga ky sulm kishin mbetur të plagosur pronari i argjendarisë dhe djali i tij.

Leave a Reply