OHTK-ja takon zv.kryeministren Balaj-Halimaj, i adresojnë disa kërkesa

0
407

Sot OHTK-ja e kryesuar nga Hysen Sogojeva kryetar, Burim Sallauka nënkryetar, Skender Thaqi nënkryetar dhe Xhevdet Hysen sekretar, u pritën në takim nga zëvendëskryeministrja znj.Albulena Balaj-Halimi, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“U bisedua për vështirësitë me të cilat po përballemi ne si sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.
Në këtë takim, ne si OHTK kërkuam përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i dal në mbështetje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë të vështirë për të gjithë dhe se bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, t’i trajtojmë me prioritet kërkesat e tyre dhe do ta bëjmë më të mirën e mundshme në plotësimin e kërkesave tona.
Poashtu kërkuam që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike bizneset dhe qytetarët ta ndjejnë edhe më shumë dorën e shtetit.
Nga zëvendëskryeministrja kërkuam më se vijon:

  • shpërndarja e mjeteve të jetë sidomos për veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi;
  • meqenëse është marrë një vendim i Qeverisë që të stopohen kreditë deri në një afat të caktuar, ne kërkojmë që me fillimin e pagesave të kësteve të kredisë t’iu hiqet interesi.
    Ndaj Qeverisë së Kosovës kërkuam që të bëhet zgjatja e orarit për festat e fundvitit, dhe të gjitha masat që do të merren të jenë në koordinim të plotë me ekspertët e kësaj fushe “, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply