OHTK-ja përshëndet vendimin e qeverisë për mbështetje të gastronomisë

0
112

E drejtuar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e tetë e qeverisë, në të cilën janë miratuar vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka ndarë gjashtë milionë euro nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike me qëllim të subvencionimit të shoqërive tregtare për pagën e punëtorëve dhe të pagesës së qirasë. Kjo bëhet me qëllim të mbështetjes së kategorisë së bizneseve që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyrat për shkak të vendosjes së kufizimeve për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Si rrjedhojë, Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht ka kërkuar nga bizneset që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër COVID-19.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar gjatë ditës së sotme tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, me ç’rast propozimi i parë ishte për subvencionimin e bizneseve
Është kjo një pako prej afërsisht 20 milionë euro, ku 6 milionë euro prej tyre që do të ndahen janë për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneseve dhe palestrave.
Sipas kësaj pakoje do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe 50 për qind e pagave të punëtorëve të gastronomisë.
Me këtë rast kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Prof. Dr. Hysen Sogojeva ju bën thirrje të gjitha bizneseve që t’i respektojnë masat antiCovid, dhe të veprojnë sipas manualit, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik, dhe që sa më parë të lirohen masat edhe për sektoret e tjera!”, ka thënë Sogojeva./04 Online

Leave a Reply