OHTK-ja paralajmëron hapjen e zyrës edhe në Prizren

0
485

Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva i përcjellur nga nënkryetarët, Burim Sallauka e Skender Thaqi sot kanë realizuar një vizitë – takim në Qendrën e Inovacionit në Prizren.

OHTK-ja ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet një zyre edhe në Prizren, duke aluduar në lokacionin ku gjendet Qendra Inovative.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë mbajti takim me Qendrën e Inovacionit në Prizren.
Së shpejti pritet të hapet zyra e përfaqësisë së Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, me fokus në Qendrën Inovative në Prizren.
Qëllimi i këtij takimi ishte të shqyrtojmë formën dhe mundësinë e bashkëpunimit, me qëllim që pas vendosjes përmes OHTK-së të mirremi me kurrikula dhe bërthama, si dhe të ofrojmë trajnime në mënyrë që të ngrisim nivelin në një shkallë më të lartë sa i përket turizmit dhe hotelerisë.
Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva theksoi se me vet faktin që ofrohet infrastruktura e duhur për praktikë, nga kjo do të përfitojnë më së shumti studentët ku përmes praktikës së tyre profesionale marrin përvojën e tyre të nevojshme për profesionin e tyre të ardhshëm, për sa i përket lëmisë së hotelerisë dhe gastronomisë.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Skender Thaqi, Burim Sallauka të cilët si zakonisht dhanë kontributin e tyre maximal si në çdo takim tjetër, dhe administratorja Gentiana Gashi”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply