OHTK-ja kërkon heqjen e orës policore

0
406

OHTK-ja ka kërkuar heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit të punës në fushën e gastronomisë.

Përmes një kërkese drejtuar institucioneve të Kosovës, OHTK-ja ka listuar disa kërkesa që ndërlidhen me gastronominë, shkruan 04 Online.

Kërkesa e plotë:

KËRKESË NGA ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS, DEDIKUAR INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, MINISTRIVE PËRKATËSE SI DHE ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE PËR MASAT AKTUALE!
Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti ju të Ministrive përkatëse si dhe ju të Asociacionit të Komunave,
Duke pasur parasysh se gjendja në teren e të të infektuarve me Covid-19 fatmirësisht është në rënie e sipër dhe e kontrolluar në vazhdimësi;
Duke pasur parasysh se për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme, klientët pranë lokaleve po pajisen me njërën nga dëshmitë siq janë:

  • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
  • Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19;
  • Test i shpejtë antigjen negativ i bërë gjatë 48 orëve;
    Ne si përfaqësues të bizneseve hoteliere/turistike nuk e shohim më aspak të arsyeshme që të vazhdojnë këto masa që janë në veprim!
    Prandaj kërkojmë:
  • Të heqet ora policore;
  • Të zgjatet orari i punës;
  • Të fillojnë organizimet e ahengjeve me numër të caktuar të njerëzve;
  • Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
  • Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
  • Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
  • Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
  • Të shtyhen afatet e pagesave të kredive;
  • Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme!
    Jemi përballur me shumë dëme e humbje të mëdha, prandaj është koha që të fillohet të përmirësohet kjo gjendje e cila veçse po shkakton humbje edhe më të mëdha të bizneseve e padyshim që edhe të ekonomisë së vendit në përgjithësi, prandaj presim që këto kërkesa të SHQYRTOHEN sa më parë që është e mundur dhe veprimet e marra nga qeveria tani e tutje të jenë më mirë të menduara!

Vaksinohu

lirimimasave

jokufizime

Tëpunojmë

Leave a Reply