OHTK e zhgënjyer në deputetët që nuk votuan për rimëkëmbjen ekonomike: Ky është turp

0
472

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës është tejet e zhgënjyer me mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili nuk u votua nga deputetët e Kosovës në seancën e djeshme.

Në një reagim për media, thuhet se me veprimet e tyre deputetët, duke mos e votuar këtë projektligj, po tregojnë se nuk ia duan të mirën bizneseve, të cilat edhe ashtu dita ditës janë duke humbur dhe janë para kolapsit, transmeton Gazeta Scanner.

Mosvotimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike në këtë kohë kur kriza ekonomike në vend është mjaftë e madhe, është më shumë se katastrofë.

“Deputetë të zgjedhur të popullit, apo mendoni hiq, apo e shihni gjendjen qysh janë bizneset, pra a keni sy me pa, apo pernime e mira ua ka terru sytë.
Deputetë, të zgjedhurit e popullit leni inatet që i keni mes veti, sepse neve as që po na intereson se kush dhe çka po bëni në mes veti, por bashkonu edhe kryene obligimin e juaj që ia ka dhënë popullit.
Deputetë a mendoni se këto biznese kanë familje, kanë femije, dhe se këta po ashtu janë pjesë e popullit të kësaj Kosove”, thuhet ndër tjera në reagimin e e OHTK, që vie, pasi që dje deputetët e Kuvendit nuk votuan pakon e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Me këtë rast, OHTK-ja aplon te të gjithë deputetët, pavarësisht se cilës parti, nacionaliteti i takojnë, që të mendojnë mirë dhe të tregojnë forcë dhe të kalojnë projektligjin dhe të shpëtojnë bizneset, pasa të bankrotojnë.

OHTK i bën me dije deputetët se janë shumë të shqetësuar me gjendjen që po mbretëron në mes jush, deputetë, të zgjedhurit të popullit, por po ashtu ua bënë me dije se këtij lloj biznesi i ka ardh fundi.

OHTK thotë se në ditët në vijim do të marrin masa, nëse nuk votohet ligji, ndërkaq veprimin e deputetëve e konsiderojnë të turpshëm.

Leave a Reply