OHT apelon bankat: Mos bëni presion për pagesën e kësteve

0
562

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës ka reaguar pas presionit që bankat po ju bëjnë qytetarëve për të paguar këstete kredive, e të cilët po përballen me kushte të vështira ekonomike, pas përhapjes së pandemisë COVID-9, sidomos punëtorët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit, shkruan Gazeta Scanner.

OHT apelon te institucionet relevante, Qeveria, Banka Qendrore, që të mos bëjnë presion, së paku deri sa te paguhen ndihma që është premtuar nga shteti, e që është thënë pas votimit të rishikimit të Buxhetit.

OHT paralajmëron se nëse punëtorët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit gjenden para këtij presioni, do të detyrohen të marrin edhe masa tjera.

Leave a Reply