Objektet e Komunës së Prizrenit pajisen me sistem të kamerave

0
443

Objekti i Komunës së Prizrenit, drejtoritë komunale dhe objektet tjera përcjellëse janë pajisur me sistem të kamerave.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i Administratës, Osman Hajdari. Ai ka njoftuar poashtu se edhe Shtëpia e Bardhë është pajisur me sistem të kamerave.

“Drejtoria e Administratës vazhdon me projekte pa u ndalur!
DA ka realizuar projektin i cili pajis me sistem të kamerave çdo objekt të Komunës së Prizrenit: drejtoritë komunale dhe objektet tjera përcjellëse, përfshirë këtu edhe “Shtëpinë e Bardhë”.
Si gjithmonë, DA punon pa rreshtur dhe me përkushtim për të avansuar kushtet e punës administrative të të gjithë komunës sonë, të cilat direkt ndikojnë edhe në cilësinë dhe sigurinë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët.
Synimet tona drejt kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Hajdari./04 Online

Leave a Reply