Nuk respektuan masat e lëvizjes në Pandemi, arrestohen 7 persona në Prizren

0
378
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar shtatë persona në katër raste të ndryshme në Prizren, të cilët dyshohet se nuk i kanë respektuar rregullat e për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

MOSVEPRIM I DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Rr. Reshat Karjagdiu, Prizren 21.05.2020 – 02:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Rr. Bekim Berisha, Dardani 21.05.2020 – 20:50. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.

· Hyrja e autostradës Veri 21.05.2020 – 21:40. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.

· Rr. Afrim Bytyqi, Prizren, 21.05.2020 – 22:45. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.

Leave a Reply