Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia të hënën dënoi 446 qytetarë

0
354
Foto: Arkiva - Ilustrim

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 446 tiketa për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë COVID-19.

Policia po ashtu ka njoftuar se për gjatë 24-orëve të fundit ka dënuar edhe 773 shoferë, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24-orët e fundit kanë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale, dhe 17 me persona të lënduar, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, të hënën Policia ka arrestuar edhe 15 persona. /Telegrafi

Leave a Reply