Nuk respektuan masat anti Covid, policia shqipton 406 gjoba për 24 orë

0
301
Foto: Arkiva - Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka shqiptuar 406 tiketa për qytetarët në bazë të ligjit për COVID-19.

Në raportin 24-orësh, thuhet se janë shqiptuar edhe 941 tiketa për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, të martën bëhet e ditur se kanë ndodhur 18 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 44 tjerë me dëme materiale.

Po ashtu, Policia njofton se ka arrestuar 24 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply