Nuk janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, do të ketë pasoja të pa riparueshme në arsim

0
526
Foto: Arkiva

Eksperti i çështjeve arsimore në Kosovë, Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, thekson se situata në prag të fillimi vitit shkollor është shumë komplekse.

Ai thekson se mësimi në distancë ka patur një sërë problematikash dhe se nxënësit nuk kanë mundur të përfshihen të gjithë.

Hyseni thotë nuk është zhvilluar mësim plotësues, për nxënësit të cilët nuk kanë patur mundësi teksnike të përfshihen në mësimin online.

“Situata është shumë komplekse. Kjo situatë është e ngarkuar me shume probleme të trashguara nga viti shkollor 2019/2020, i cil ka perfunduar, si nuk është dashur të perfundojë, meqë një numër i madh i nxënësve të gjitha niveleve nuk janë përfshirë në mësimdhenien në distancë. Po ashtu, në të gjitha nivelet në shumë lëndë nuk është zhvilluar mesimi në distancë. Edhe në lëndët në të gjitha nivelet në të cilat është zhvilluar mësimi në distancë janë mbajtur fare
pak orë “.

“Në mësimin në distancë nuk ka pasur interaksion dhe ndërveprim i cili është imediat dhe e i dosmodoshem per t’ia pershtatë mesimdhenien aftësive psikofizike dhe nevojave te veçanta të nxënësve. Mesimi në distancë nuk është monitoruar as nga trupat e brendshem të parapara me jurdisksioni e tashem ( ekipet per vlersimin e brendshem te performancese) e as nga mekanizmat e jashtem per vleresimin e performances se institucioneve te arsimit
parauniversitar. Po ashtu nuk eshte zhvilluar mësimi plotësues për nxënësit si të perfshirë në mesimdhenien në distancë, ashtu edhe për ata te ciliat nuk kanë pasur mundësi teknike të përfshihen në këtë formë të mesimdhenies” tha Hyseni për Gazeta Blic.

Tutje Hyseni potencon se sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

“Bazuar në këto fakte, mund te përfundohet se përgatitjet nuk janë bërë. Po ashtu, planet e parapara per fillimin e viti te ri jane bërë me metodën e kutise zeze/ blackbox) që do te thote pa e ditur gjendjen është paraparë edhe kura edhe terapia. Sipas bindjes time kjo do të kete pasoja te pa riparueshme në përkeqesimin e më tejmë të gjendjes tepër të rende të arsimit te Kosoves, gjendje e cila e atakon te ardhmen e ketij vendi”

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimitn e vitit të ri shkollor me datën 14 shtator .

Mësimi është planifikuar të fillojë në dy faza, e para fillon me 14 shtator ndërsa faza e dytë pritet të fillojë me 21 shtator.

Leave a Reply