Nora Kelmendi emërohet drejtoreshë e Kadastrës dhe Gjeodezisë në Prizren

0
596

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka emëruar Nora Kelmendin drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Emërimi i Kelmendit është bërë sot, duke e zëvendësuar Bajrush Sezairin.

“Sot në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër kam emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë.

Falënderoj drejtorin e deritanishëm, z. Bajrus Sezairi, për punën e realizuar në përmirësimin e shërbimeve në DGJK, kurse drejtoreshës Kelmendi dhe stafit të saj i uroj punë të mbarë në reformat e brendshme për shërbime edhe më kualitative.

Me këtë rast, më lejoni që të shpreh kënaqësinë që tanimë gjashtë drejtori të Komunës së Prizrenit janë nën udhëheqjen e grave të suksesshme, me të cilat do të vazhdojmë të punojmë drejt përmbushjes së zotimeve tona!

Na priftë e mbara!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply