Njoftim për qytetarë nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në lidhje me ngritjen e çmimit për zonim të paluajtshmërisë

0
481

Shumë tatimpagues të Komunës së Prizrenit kanë shprehur shqetësime dhe pakënaqësi rreth ndryshimit të vlerës dhe ngritjes së çmimit për zonim të paluajtshmërisë, duke kërkuar sqarime nga Komuna e Prizrenit, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit, se prej vitit 2019 ka filluar të aplikohet tatimi në tokë, ndërkaq vlerësimin dhe zonimin për të gjitha pronat e paluajtshme sa i përket tatimit në tokë në Komunën e Prizrenit e bënë Ministria e Financave- përkatësisht Departamenti i Tatimit në Pronë në Prishtinë.Gjithashtu për vitin 2020, vlerësimin dhe zonimin për objektet e banimit për Komunën e Prizrenit e ka bërë Ministria e Financave-Departamenti i Tatimit në Pronë në Prishtinë.

Ngritja e çmimit, kryesisht në zonën e tretë dhe të katërt sipas vlerësimit të Komunës së Prizrenit (shih fotografinë dhe linkun e bashkëngjitur), ka ndodhur për arsye të rizonimit të bërë nga Ministria e Financave-Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) në Prishtinë, ku zonat e cekura më lartë janë vlerësuar dhe tatimuar si zonë e parë nr.2001. (Në tabelën e bashkangjitur mund të shihni vlerësimin sipas zonës dhe llojit të pronës.)

DTP-ja ka bërë zonim të gjërë, ashtu që zona e tretë dhe e katërt është inkorporuar në zonën e parë nr.2001. Për të parë saktësisht se cilës zonë i takoni klikoni në linkun: https://tatimineprone-rks.org/maps/. (Udhëzim: tek komuna zgjedhni Prizren, tek Kategoria zgjedhni Pronë Rezidenciale, tek vlera e katergorisë zgjedhni parcelë për objekt tjetër rezidencial, dhe përzgjedhni – shfaq kufijtë komunal).

Komuna e Prizrenit duke i marrë parasysh shqetësimet dhe pakënaqësitë e tatimpaguesve, në takimet e mbajtura me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave- Departamenti i Tatimit në Pronë në Prishtinë ka hasur në mirëkuptim, ku për disa zona është zbritur çmimi i tregut për vitin 2020, ndërsa na është premtuar që në vitet në vijim do të ketë ndryshime në vlerësim dhe zonim aty ku shihet se ka vend për ndryshime”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply