Njihuni me Edon Muçaj, drejtorin e ri të Inspektorateve në Komunën e Prizrenit

0
811

Drejtoria e Inspektorateve për disa javë ishte pa drejtor, pas ndryshimeve që kishte bërë Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Pozitën e drejtorit në këtë drejtori e kishte ushtruar, Islam Thaqi, i cili ka kaluar në Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Por kush është drejtori i ri i Inspektorateve, kush është Edon Muçaj, cili është shkollimi i tij, rrugëtimi politik, dhe jo vetëm, 04 Online ju sjell një biografi me më shumë informata për drejtorin e ri.

Biografia e Edon Muçaj, Drejtor i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit:

Edon Muçaj ka lindur më 31 Dhjetor 1991 në Prizren.
Studimet postdiplomike i ka përfunduar në vitin 2017, në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, departamenti i Farmacisë, ku dhe mori titullin Magjistër i shkencave farmaceutike.
Ndërsa, studimet universitare i ka përfunduar në të njëjtin Universitet dhe Fakultet pranë departamentit të Farmacisë, ku dhe mori titullin Farmacist i diplomuar. Dëshira e madhe për shkencën e kimisë ka qenë arsyeja edhe e studimit në Universitetin e Tetovës pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, departamenti i Kimisë ku dhe në vitin 2018 mori titullin Profesor i diplomuar i Kimisë. Kurse studimet postdiplomike për Kimi i ka të regjistruara në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit të Edukimit në programin Master i Mësimdhënies lëndore me specializim në Kimi.
Aktivitetin politik e filloi në moshë të re, ku u rreshtua pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku dhe në vitin 2018 mori besimin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren të jetë Drejtues i Sekretariatit për Financa, Asistent Administrativ dhe Anëtar i KZAQ-së për Qendrën e Prizrenit.
Në vitin 2019 ka mbaruar Shkollën Politike – Niveli Bazik, kurse tani ndjek Shkollën Politike – Niveli Teorik në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Muçaj është i çertifikuar nga shumë kongrese dhe konferenca. Është autor i këtyre punimeve shkencore: “Disbalanci hormonal tek pacientët me mbipeshë dhe obezitet”, “Tuberkulozi në Rajonin e Prizrenit-2012”, “Analiza kimike dhe mineralogjike e magnezitit nga miniera e Golesh-it” si dhe koautor i këtyre punimeve “RISK AND HIGH NUMBER OF INTERACTIONS BETëEEN DRUGS: LOCAL MACEDONIAN PHARMACY DATA”, “UNCONTROLLED USAGE, SIDE EFFECTS, CONTRAINDICATIONS AND INTERACTIONS OF ACETYLSALICYLIC ACID AND LIFETIME RISK”.
Muçaj flet gjuhën angleze, njohës i disa programeve të ndryshme kompjuterike, është i martuar dhe baba i një fëmije.

Leave a Reply