Njërin prej “gylenistëve” që ia dorëzoi Kosova, Turqia e dënon me 8 vjet burg

0
42

Gjykata e Lartë Penale, me numër 36, në Stamboll, ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg, Kahraman Demirezin, “gylenistin” i cili ishte deportuar nga Kosova në marsin e vitit 2018.

Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Demirez është dënuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar terrorist.

Një akuzë të tillë megjithatë e ka mohuar Demirez, shkruan Anadolu Agency, transmeton Gazeta Express.

Demirez ishte një prej 6 personave të cilët u arrestuan nga shteti i Kosovës dhe u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës në bashkëpunim me inteligjencën shtetërore turke.

Prokuroria e Stambollit, gjithashtu, kishte kërkuar që Demirez të dënohet edhe për spiunazh ndërkombëtar, megjithatë në seancën e mbajtur të enjten ai është liruar nga një akuzë e tillë.

Deportimi i 6 shtetasve turq ka qenë një prej skandaleve më të mëdha që është përfshirë Kosova. Si pasojë kishte dhënë dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi.

Leave a Reply