Një person i infektuar me koronavirus në Shirokë të Suharekës del në rrugë, policia e zë

0
458
Foto: Ilustrim

Një person i infektuar me koronavirus nga Shiroka e Suharekës ka thyer rregullat e vetizolimit gjatë ditës së djeshme.

Mirëpo i dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës në këtë qytet, dhe ndaj të njëjtit është hapur procedurë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply