Një femër në fshatin Zhur tenton ta vras veten

0
50

Në fshatin Zhur të Prizrenit, një femër ka tentuar ta vras veten – si rëndom, duke përdorur medikamente.

Sinjali mëson se më datë 29 prill rreth orës 16:00, e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Dyshohet se ajo tentoi ta vras veten duke konsumuar medikamente të ndryshme dhe në sasi të konsiderueshme.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar, siç mësoi Sinjali, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihet arsyeja e përdorimit të medikamenteve nga ana e saj që deshi t’ia marrë jetën vetes. Sinjali mëson se ajo tashmë është hospitalizuar./Gazeta Sinjali

Leave a Reply