Një ekip i mjekëve gjerman vizton spitalin e Prizrenit

0
516

Një ekip i mjekëve gjerman sot e ka vizituar Spitalin e Prizrenit, të cilët janë pritur nga drejtori Afrim Avdaj.

Në këtë takim mjekët nga Prizreni me ata nga Gjermania kanë biseduar për menaxhimin e situatës të krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe për shkëmbimin e përvojave.

“Një ekip i mjekëve gjermanë, i udhëhequr nga Dr. Stefan Schmiedel, të premten, ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ekipi gjermanë është pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, me ekipin menaxherial Dr. Ali Hoti, drejtor mjekësor dhe Msc. Bajram Vezaj, drejtor i infermierisëi.

Është biseduar për menaxhimin e situatës me Pandeminë COVID-19, si dhe shkëmbimin e përvojave të Gjermanisë dhe Kosovës.

Ekipi i mjekëve gjermanë i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori mjekësor kanë vizituara hapësirat e ndërtesës ku janë duke u trajtuar rastet me COVID-19, ndërsa nga afër kanë monitoruar trajtimin e rasteve në Mjekimin Intenziv Qendror”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit./04 Online

Leave a Reply