Një ditë pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin, mblidhen deputetët e LVV-së e Listës “GUXO”

0
277

Lëvizja Vetëvendosje do të mblidhet sot, merr vesh Gazeta Express.

Sipas burimeve të Expressit, takimi pritet të nis për pak minuta derisa në këtë takim do të jenë deputetët e grupit parlamentar të këtij subjekti politik.

Në media është diskutuar se kjo javë mund të jetë përfundimtare për krijimin e institucioneve të reja.

Në të njëjtën javë është bërë e ditur se mund të thirret seanca për të votuar edhe Vjosa Osmanin për presidente.

Kjo çështje do të diskutohet edhe në takimin e sotëm. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për komisionet parlamentare.

Një takim i tillë vjen pas vendimit të Lidhjes Demokratike që Osmanin ta përkrahin për presidente të vendit.

Leave a Reply