Nismëtaret aktivizohen në Prizren. Berisha: Gratë nuk janë thjeshtë numër në Nismë

0
101

Vazhdën e takimeve për organizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me Kryetaren e Gruas në nivelin qëndrorë, Valdete Bajrami dhe Sekretarit Organizativ, Mevludin Krasniqi, u takuan me kryesinë e Degës dhe Gruas së Nismës Dega në Prizren, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Në takim Kryetari i Degës, Zafir Berisha, tha se gratë nuk janë thjeshtë numër në Nismë. Ato kanë treguar se janë përfaqësuese të denja në të gjitha shkallët e pushteteve, andaj angazhimi i juaj në jetën politike është e drejtë dhe jetike për mbrojtje të vlerave kombëtare dhe themeleve të shtetit.
NISMA është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për një shtet të fortë dhe të ardhme më të mirë.
Ne tashmë jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, andaj është shumë e rëndësishme që ditët e mbetura të vazhdojmë edhe më fuqishëm mobilizimin tonë në lagje dhe fshatra të Prizrenit, në mënyrë që me 14 shkurt, ta jetësojmë projektin për mbrojtje të shtetit, përfundoi Kryetari i Degës, Zafir Berisha.
Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, tha se gratë janë dhe do të mbeten themeli bazë, ku ngrihen të gjitha vlerat dhe cilësitë më të mira të shoqërisë, andaj angazhimi dhe kontributi i jonë është garanci e e mbrojtjes së shtetit dhe vlerave kombëtare.
Anëtarja e Kryesisë, Albulena Balaj – Halimaj tha se para vetes kemi një betejë e cila është vendimtare për të ardhmen e Kosovës, ne jemi para një udhëkryqi dhe qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen më të mirë, atë që do të jetë në mbrojtje të identitetit të shtetit.
Sekretari Organizativ, Mevludin Krasniqi, në këtë takim tha se Gratë janë shtyllë e suksesit tonë, prandaj është i domosdoshëm angazhimi dhe kontributi i secilës grua që të dalim fitues në këtë betejë politike që kalon përtej individit dhe është jetike për vendin tonë”, thuhet në njoftim./04 Online

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme

Leave a Reply