Nisma Socialdemokrate në Prizren vazhdon mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 6 tetorit

0
82

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, sot ka mbajtur takim me kryetarët e Nëndegëve, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, konkretisht për zgjedhjet e 6 Tetorit, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren.

Reklamo ne 04online

“Gjatë këtij takimi, kryetari i degës, Zafir Berisha, falenderoi të gjithë për angazhimin dhe punën e përbashkët deri më tani, duke kërkuar kështu angazhim maksimal të të gjitha nëndegëve dhe strukturave të NISMA’s, për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohëshme.

Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe ne po futemi në këtë garë më të fortë se kurrë më parë, e gjithë kjo falë mobilizimit të jashtëzakonshëm të strukturave të NISMA’s në Prizren dhe Kosovë. Andaj rreshtimi i qytetarëve të shumtë, përkrahë programit socialdemokrat të NISMA’s është garancë se NISMA Socialdemokrate do të jet faktorë determinues dhe përcaktuese e qeverisë së ardhshme, shtoi kryetari Berisha.

Ndërsa kyetarët e nëndegëve edhe njëherë e rikonfirmuan mbështetjen dhe gatishmërinë e tyre për sfidën e ardhshme zgjedhore”, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren

Leave a Reply